Xavi Espart, një nga talentet më premtues të Barcelonës, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke veshur fanellën e Real Madridit, rivalit të përbetuar të katalanasve.
Gjatë një interviste të shkurtër, mbrojtësit të ri katalanas iu kërkua të përmendte një klub për të cilin nuk do të pranonte kurrë të luante, dhe përgjigjja e tij ishte e prerë.
“Unë nuk do të luaj kurrë për Real Madridin”, deklaroi Espart.
I rritur në akademinë e famshme La Masia, 21-vjeçari ka dëshmuar sërish përkushtimin e plotë ndaj Barcelonës, duke mos lënë asnjë hapësirë për dyshime mbi besnikërinë e tij.
Së fundmi ai ka zgjatur kontratën me klubin, duke u lidhur me Barcelonën deri në vitin 2030.
Deklarata e tij pritet të jetë pritur mirë nga tifozët blaugrana, teksa rikthen në vëmendje rivalitetin e madh mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.
Ndërkohë, Xavi Espart është kthyer në një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, duke marrë minuta të mjaftueshme dhe duke bindur me paraqitjet e tij të fundit.
