Norvegjia vijon të përjetojë ëndrrën e saj në Kupën e Botës, pasi mposhti Brazilin 2-1 dhe arriti për herë të parë në histori të sigurojë një vend në çerekfinalet e kompeticionit.
Ky kualifikim përfaqëson arritjen më të madhe të kombëtares skandinave në historinë e pjesëmarrjeve të saj në Kupën e Botës, ndaj edhe festimet pas ndeshjes ishin të jashtëzakonshme.
Pas sfidës, në dhomën e zhveshjes së ekipit të drejtuar nga Stale Solbakken, lojtarët krijuan një atmosferë elektrizuese me këngë, valle dhe gëzim të madh kolektiv.
Momenti mori edhe më shumë ngjyra kur futbollistët nisën të këndonin “Nuk do të kthehemi kurrë në shtëpi”, duke dhënë një sinjal të qartë se besojnë se rrugëtimi i tyre në Kupën e Botës nuk ka përfunduar ende.
Tashmë, pas nxjerrjes jashtë të Brazilit, Norvegjia do të ndeshet me Anglinë në çerekfinale, me objektivin për ta çuar më tej këtë ecuri historike në turne.


