Armando Broja zgjidhet në formacionin e javës në Premier Ligë

Lajme

Kjo shihet edhe nga fakti se Broja ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në fitoren e Çelsit me shifrat 1-0 ndaj Fullhemit. Ai luajti më i zhvendosur në krah dhe tregoi se sa vlen edhe duke u përshtatur me një model të ri loje, ku rëndësi kanë më shumë driblimet dhe pasimet.

Si rrjedhojë, duke u bazuar te nota që ka marrë për statistikat që regjistron gjatë ndeshjes, Broja është përzgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligë nga faqja e njohur e statistikave sportive “WhoScored”.

Në këtë rreshtim, sulmuesi shqiptar përbën treshen e sulmit përkrah Hojlund të Mançester Junajitd dhe Riçarlison të Totenhemit. Ndërkaq, në këtë rreshtim ka edhe emra të tjerë të njohur si De Bryjn, Rodi apo Enco Fernandez. /panoramasport/



sport,Armando Broja,Premier Ligë , Armando Broja,Premier Ligë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *