Zvicra me Granit Xhakën përballë Algjerisë, publikohen formacionet zyrtare

Zvicra me Granit Xhakën përballë Algjerisë, publikohen formacionet zyrtare

Lajme

Zvicra dhe Algjeria përballen në fazën e 1/16 së finales në Kupën e Botës.

Ndeshja mes përfaqësueses evropiane dhe asaj afrikane nis në ora 05:00 me kohën lokale dhe zhvillohet në stadiumin BC Plane në Vancouver të Kanadasë.

Të dyja skuadrat, si zviceranët ashtu edhe algjerianët, hyjnë në këtë duel me synimin për të fituar dhe për të siguruar kalimin në 1/8 e finales së Botërorit.

Te Zvicra, që nga minuta e parë do të jetë në fushë mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili në rolin e kapitenit synon ta udhëheqë ekipin helvetik drejt fazës së ardhshme.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zakaria, Freuler, Manzambi, Xhaka, Embolo, Ndoye, Vargas.

Algjeria: Zidane, Mandi, Ait-Nouri, Belghali, Bensebaini, Zerrouki, Aouar, Chaibi, Bentaleb, Maza, Mahrez.

Promo