Egnatia zyrtarizon Ibrahim Diabate, afrimi i ri nga Zulte Waregem me të kaluar te Bregu i Fildishtë U-23

Egnatia zyrtarizon Ibrahim Diabate, afrimi i ri nga Zulte Waregem me të kaluar te Bregu i Fildishtë U-23

Lajme

Egnatia ka bërë publik afrimin e mesfushorit Ibrahim Diabate përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Futbollisti 22-vjeçar ka debutuar me Bregun e Fildishtë U-23 tre vite më parë, ndërsa eksperienca e tij e fundit në nivel klubesh ishte me Zulte Waregem në Belgjikë.

Në mesazhin e shpërndarë nga klubi rrogozhinas thuhej: “Mirë se vjen në familjen e Egnatias, Ibrahim Diabate! Sulmuesi vjen nga klubi belg Zulte Ëaregem për të nisur një aventurë të re me kampionët e Shqipërisë”.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede po përgatitet për raundin e parë të Champions League, ku do të ketë përballë Petrocub të Moldavisë, me synimin për të siguruar kalimin më tej.

Takimi i parë do të luhet më 8 korrik në fushën e kundërshtarit, ndërsa sfida e kthimit është parashikuar për më 15 korrik në stadiumin “Arena Egnatia”, duke nisur në orën 21:00.




Promo