Lamine Yamal i bën thirrje Julian Alvarezit: Te Barcelona do të ishte i mirëpritur

Lamine Yamal i bën thirrje Julian Alvarezit: Te Barcelona do të ishte i mirëpritur

Lajme

Lamine Yamal është shprehur hapur për një kalim të mundshëm të Julian Alvarez te Barcelona, duke nënvizuar se sulmuesi argjentinas do të pritej me shumë dëshirë në “Camp Nou”.

Futbollisti spanjoll i ka bërë publikisht thirrje Alvarezit që t’i bashkohet klubit katalanas, pasi mendon se ai do të ishte zgjedhja e duhur.

“Nuk po mendoj shumë për këtë, por sigurisht që do të më pëlqente, sepse ai është një lojtar i madh”.

“Nëse vjen, do ta presim me krahë hapur. Nëse do të isha në vendin e tij, do ta bëja këtë hap. Ne do ta presim nëse dëshiron të vijë. Unë i them: bëje”.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Alvarez mbetet i vendosur në synimin e tij për t’iu bashkuar klubit të ëndrrave, Barcelonës, pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madridi, një qëndrim që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit madrilen.

Po sipas raportimeve, një nga arsyet kryesore që e shtyn argjentinasin ta shohë Barcelonën si hapin e radhës në karrierë është mundësia për të luajtur krah futbollistëve të nivelit të lartë, mes tyre edhe Lamine Yamal.

Gjithsesi, për ta finalizuar një transferim të tillë në afatin kalimtar veror, Barcelona do të duhet të përballet me kërkesat e larta financiare të Atletico Madridit.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2072236484560654814

Promo