Vora ka bërë të ditur afrimin më të ri në merkato, duke zyrtarizuar Cristian Shibën si futbollistin e saj më të fundit.
Njoftimi është dhënë nga vetë klubi vorak në rrjetet sociale, ku në postim theksohet se “pritjes i erdhi fundi”.
Në imazhin e publikuar duket një dorë teksa firmos kontratën, por elementi që nxjerr në pah identitetin e lojtarit është iniciali C.SH.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar vjen nga Italia, ku ka qenë pjesë e San Marino Calcio, ndërsa ky afrim konsiderohet si një lëvizje me mjaft potencial për repartin mbrojtës.
Kujtojmë se klubi i Superiores ka lajmëruar edhe transferimin e Briajan Gjylës, ndërsa më parë ka bërë të ditur blerjen e Ersildjo Asllanajt, si dhe disa rinovime brenda kampit “blu”.


