Përballja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 mes Meksikës dhe Ekuadorit është shtyrë, pasi kushtet atmosferike në Mexico City nuk kanë lejuar nisjen normale të takimit.
Ndeshja ishte parashikuar të fillonte në orën 03:00 sipas kohës lokale, por një stuhi që ka përfshirë zonën përreth stadiumit legjendar Estadio Azteca ka penguar zhvillimin e saj në orarin e caktuar.
Njoftimet zyrtare bëjnë të ditur se sfida është spostuar me një orë dhe tashmë pritet të startojë në orën 04:00 sipas kohës lokale në Kososvë.
Ndërkohë, organizatorët vijojnë të ndjekin nga afër zhvillimet e motit, ndërsa të dyja përfaqësueset mbeten të gatshme të zbresin në fushë sapo të sigurohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes.



