Gjithçka është mbyllur zyrtarisht, pasi qendërmbrojtësi Melos Bajrami ka hedhur firmën me Spartak Trnava në Sllovaki. Transferimi është realizuar me parametra zero, ndërsa sipas “Transfermarkt”, kartoni i lojtarit vlerësohet në 250 mijë euro.
Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme të munguar për klubin shkodran, në rast se do të kishte arritur të rinovonte kontratën me lojtarin dhe më pas të hynte në bisedime me klubet e interesuara.
24-vjeçari ishte një titullar i rëndësishëm te Vllaznia në sezonin e kaluar, por tashmë kjo i përket së shkuarës. Përveç fanellës së kuqebluve, Bajrami ka luajtur edhe për Skënderbeun gjatë sezonit 2021-2022.


