Dinamo pret me interes zhvillimet te Astana, klubi kazak pranon monitorimin e UEFA-s para ndeshjes në Conference League

Dinamo pret me interes zhvillimet te Astana, klubi kazak pranon monitorimin e UEFA-s para ndeshjes në Conference League

Lajme

Dinamo mund të marrë një lajm shumë pozitiv vetëm pak ditë përpara përballjes europiane. Skuadra e Superiores ka mundësi të kualifikohet nga faza e parë e UEFA Conference League pa zbritur fare në fushë, pasi kundërshtari i saj, Astana, ndodhet nën rrezikun e përjashtimit nga garat e UEFA-s në prag të nisjes së tyre.

Ky zhvillim është raportuar nga mediat në Kazakistan, të cilat kanë ngritur alarmin për situatën te Astana. Sipas tyre, përjashtimi i mundshëm lidhet me vështirësi serioze financiare, çka mund ta pengojë klubin të përballojë ndeshjet ndaj Dinamos për shkak të mungesës së fondeve.

Për këtë çështje ka reaguar edhe vetë Astana me një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale. Klubi kazak ka sqaruar se problemi nuk ka të bëjë me udhëtimin, por me vlerësimin që UEFA po i bën gjendjes financiare të klubit, konkretisht në lidhje me borxhet ndaj palëve të treta.

“Në lidhje me përhapjen e informacionit të rremë në media në lidhje me një kërcënim të mundshëm për pjesëmarrjen e FC Astana në garat europiane, ne e konsiderojmë të nevojshme të bëjmë një sqarim.

Raportet se pjesëmarrja e klubit në garat europiane është potencialisht e kërcënuar nga mungesa e fondeve për udhëtimin e ekipit në Shqipëri janë të pavërteta. Përgatitjet për ndeshjen po vazhdojnë si zakonisht dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me udhëtimin, akomodimin dhe pjesëmarrjen e ekipit janë mbuluar plotësisht.

Arsyeja lidhet vetëm me procesin tremujor të monitorimit financiar të UEFA-s, gjatë të cilit klubi konfirmon se nuk ka detyrime financiare të papaguara ndaj anëtarëve të ekipit të tij. Klubi aktualisht po punon për ta përfunduar me sukses këtë proces.

U kërkojmë tifozëve dhe përfaqësuesve të medias të mbështeten ekskluzivisht në informacionin zyrtar të publikuar në faqet zyrtare të internetit të FC Astana”, thuhet në reagimin e klubit kazak, që lë ende pikëpyetje mbi pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.

https://www.instagram.com/p/DaLCu1esm2j
https://www.instagram.com/p/DaLCu1esm2j

Promo