Ka përfunduar aventura e David Domgjonit te Hapoel Jerusalem, pasi mbrojtësi 29-vjeçar dhe klubi izraelit kanë arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit vetëm një vit pas nisjes së tij.
Lajmin e ka bërë publik vetë qendërmbrojtësi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Lashë gjithçka në fushë për këtë fanellë. Faleminderit Hapoel”.
Domgjoni iu bashkua skuadrës izraelite në korrik të vitit 2025, pas largimit nga Partizanit. Gjatë karrierës së tij në Shqipëri, 29-vjeçari ka luajtur gjithashtu edhe për Tiranën, Kastriotin dhe Laçin.


