Vllaznia mbyll bashkëpunimin me Eslit Salën pak çaste para testit miqësor ndaj NK Rudes

Vllaznia mbyll bashkëpunimin me Eslit Salën pak çaste para testit miqësor ndaj NK Rudes

Lajme

Vllaznia ka bërë publik vendimin për t’i dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin Eslit Sala, vetëm pak minuta përpara zhvillimit të ndeshjes miqësore ndaj NK Rudes.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi shkodran ka falënderuar futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu dhe i ka uruar sukses në vazhdimësinë e karrierës së tij.

Gjatë periudhës së tij te Vllaznia, Sala regjistroi në total 35 ndeshje, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e skuadrave malteze Vallettas dhe Mqabba DC.

https://www.instagram.com/p/DaA4N8KjStL
https://www.instagram.com/p/DaA4N8KjStL

Promo