Adrian Doçi i ka dhënë fund qëndrimit te Dinamo dhe nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kryeqytetase. Mesfushori 21-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën dyvjeçare me “Nëndetësen” për t’u kthyer te klubi ku është formuar në Gjermani.
Futbollisti është zyrtarizuar te Germania Halberstadt, skuadër që militon në ligën e pestë gjermane. Kjo nuk është hera e parë e tij me këtë ekip, pasi ai ka qenë pjesë e tij edhe në periudhën 2017-2018.
Pas asaj eksperience, Doçi u aktivizua me ekipe si Magdeburg dhe formacionet e të rinjve të Wolfsburgut. Në vitin 2024 ai iu bashkua Dinamos si një lojtar me perspektivë, por nuk arriti asnjëherë të kishte hapësirat e nevojshme për të shfaqur cilësitë e tij.
NJOFTIMI I KLUBIT Halberstadt


