Si arriti presidenti i FIFA-s të ndiqte dy ndeshje të Kupës së Botës në të njëjtën ditë?

Lajme

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përpiqet të jetë i pranishëm në sa më shumë ndeshje të Kupës së Botës 2026 dhe deri tani është parë në shumicën e stadiumeve.

Të enjten (18 qershor 2026), Infantino habiti shumëkënd kur ndoqi dy ndeshje: fillimisht atë ku kombëtarja e tij, Zvicra, mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultatin 5-1, e më pas ishte i pranishëm edhe në përballjen mes Kanadasë dhe Katarit.


Kjo duket mjaft e pazakontë, duke qenë se mes dy ndeshjeve kishte vetëm një orë diferencë dhe Infantinos iu desh të lëvizte nga një vend në tjetrin brenda një kohe shumë të shkurtër.

Shpjegimi lidhet me faktin se presidenti i FIFA-s përdor avionin e tij privat, i cili fluturon mes vendeve të ndryshme për t’i mundësuar ndjekjen e disa ndeshjeve brenda së njëjtës ditë.

Infantino kishte marrë si dhuratë një avion privat për Kupën e Botës nga Qatar Airways dhe gjithashtu gëzon leje të posaçme sigurie që i mundësojnë të udhëtojë me shpejtësi.

Veç kësaj, presidenti i FIFA-s qëndron vetëm gjatë një pjese të caktuar të ndeshjeve, çka i jep mundësinë të shfaqet në disa takime gjatë së njëjtës ditë.

Promo