Franco Foda, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë të ditur emrat e 25 futbollistëve që do të grumbullohen për dy përballjet përmbyllëse të nëntorit në Ligën e Kombeve.
Krahas lojtarëve me përvojë të skuadrës, në përzgjedhjen e tij ka vend edhe për dy risi: mbrojtësin Lindrit Kamberi dhe sulmuesin Enis Rexhepi.
Dy takimet që mbyllin rrugëtimin e “Dardanëve” në Grupin B3 nisin me pritjen e Izraelit në Prishtinë më 14 nëntor. Më pas, Kosova do të udhëtojë në Dublin, ku më 17 nëntor do të përballet me Irlandën në ndeshjen e fundit.
Ky lajm është ende në përditësim…
