Granit Xhaka konfirmon triumfin e thellë të Zvicrës ndaj Bosnjës

Lajme

Zvicra ka siguruar një fitore të thellë 4-1 kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në raundin e dytë të Grupit B të Kupës së Botës 2026, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë të grupit me katër pikë pas dy ndeshjesh.

Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin bëri një paraqitje solide, sidomos në pjesën e dytë, kur shfrytëzoi në maksimum epërsinë numerike dhe mbajti nën kontroll të plotë ritmin e takimit.


Fraksioni i parë i lojës u dallua nga dominimi territorial i Zvicrës, megjithëse pa arritur të konkretizojë me gol. Mundësia më e mirë u regjistrua në minutën e 10-të, kur Dan Ndoye provoi nga brenda zonës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

45 minutat e para përfunduan 0-0, me Bosnjën që rezistoi mirë dhe në mënyrë të organizuar.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 74-t, kur Johan Manzambi realizoi pas një topi të kthyer brenda zonës për 1-0.

Vetëm gjashtë minuta më pas, Bosnja mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Tarik Muharemovic, çka ia vështirësoi ndjeshëm ndeshjen.

Zvicra e shfrytëzoi menjëherë avantazhin numerik. Në minutën e 84-t, Breel Embolo asistoi për Ruben Vargas, i cili shënoi për 2-0.

Në minutën e 90-të, Vargas mori rolin e asistuesit, duke pasuar për Johan Manzambi, që realizoi golin e tij të dytë për 3-0.

Bosnja arriti të gjejë golin e nderit në minutën e 93-të, kur Ermin Mahmic goditi fuqishëm nga jashtë zonës dhe mposhti portierin për 3-1.

Megjithatë, Zvicra nuk e uli ritmin. Në minutën e 98-të, Granit Xhaka shënoi nga pika e bardhë me një goditje të saktë dhe të ulët në këndin e djathtë të portës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1 dhe duke i dhënë Zvicrës një fitore bindëse.

Promo