Malisheva dhe Ballkani njihen me rivalët e tyre në Ligën e Konferencës

Lajme

Shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ka përcaktuar përballje interesante për klubet kosovare, duke u vënë përpara sfida të forta që në fillim të garave evropiane.

Malisheva, në cilësinë e nënkampiones së Kosovës, do të ndeshet me Vllazninë e Shkodrës në një duel që pritet të jetë i balancuar dhe konkurrues.


Nga ana tjetër, Ballkani do të përballet me skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads, një kundërshtar me përvojë në garat evropiane.

Të dyja ekipet kosovare ndeshjet e para do t’i luajnë në udhëtim më 9 korrik, ndërsa takimet e kthimit do të zhvillohen një javë më pas, më 16 korrik.

Në një zhvillim tjetër, Dukagjini, si fitues i Kupës së Kosovës, rrugëtimin evropian do ta nisë nga raundi i dytë kualifikues, ku kundërshtarin do ta mësojë në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, edhe skuadrat e tjera të rajonit kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Elbasani do të ketë përballë gjigantët bjellorusë të BATE Borisov, ndërsa Shkëndija është shortuar kundër Europa FC nga Gjibraltari.

Ndërsa Deçiqi do të sfidojë skuadrën letoneze Liepaja.

Promo