Premier League

VIDEO/ Armend Muslika mahnit në stërvitje, kontroll me të dyja këmbët dhe goditje e fuqishme në kënd

Një fragment nga stërvitja nxjerr në pah aftësitë e Armend Muslikës dhe tregon cilësitë që qëndrojnë pas paraqitjeve të mira të mesfushorit shqiptar me moshat e Tottenham. Pamjet dëshmojnë potencialin e një talenti për të cilin pritshmëritë janë tepër të larta. Në video, Muslika manovron me…

VIDEO/ Armend Muslika mahnit në stërvitje, kontroll me të dyja këmbët dhe goditje e fuqishme në kënd

Një fragment nga stërvitja nxjerr në pah aftësitë e Armend Muslikës dhe tregon cilësitë që qëndrojnë pas paraqitjeve të mira të mesfushorit shqiptar me moshat e Tottenham. Pamjet dëshmojnë potencialin e një talenti për të cilin pritshmëritë janë tepër të larta.

Në video, Muslika manovron me shkathtësi me topin, duke e kaluar nga njëra këmbë te tjetra, përpara se të lëshojë një gjuajtje të fuqishme. Topi përfundon saktësisht në këndin e sipërm të majtë të portës, në një aksion që spikat për nivelin teknik dhe finalizimin.

Gjuajtjet nga larg janë ndër armët kryesore të Muslikës, si në goditjet e dënimit, ashtu edhe në tentativat drejt këndeve të ndryshme të portës. Këto aftësi kanë qenë vendimtare në shndërrimin e tij si futbollist dhe i kanë sjellë kontratën e parë profesionale me Tottenham, një prej gjigantëve të futbollit anglez.

Vlerësime për të riun shqiptar ka shprehur edhe faqja e njohur në rrjetet sociale “The Talent Hunter”. Në përshkrimin e saj theksohet rritja e Muslikës si në Instagram, ku ka 2.6 milionë ndjekës, ashtu edhe në fushën e lojës, ku ka realizuar 6 gola në 9 prezenca në Premier League-n e moshave U-18.

Sipas kësaj platforme, Muslika shihet gjerësisht si një nga ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit për moshën e tij, ndërsa teknika që shfaq në atë gjuajtje vlerësohet si e jashtëzakonshme.