Viktor Gyokeres ka përcjellë një mesazh të qartë për kundërshtarët e Suedisë pas triumfit bindës 5-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.
Sulmuesi i Arsenalit ishte ndër figurat kryesore të përballjes, duke shënuar një gol dhe duke regjistruar një asistim, ndërsa bashkëpunimi i tij me Alexander Isak spikati në paraqitjen e tyre të parë në turneun më të madh të futbollit.
Pas sfidës, 28-vjeçari u shfaq i kënaqur me performancën e ekipit, duke lënë të nënkuptohet se kishte shumë pak vend për kritika pas një fitoreje kaq të thellë.
“Nuk kemi shumë arsye për t’u ankuar, apo jo?”.
“Alexander Isak? Çdo gjë funksionon mirë, si gjithmonë. Kemi pasur një partneritet shumë të mirë edhe më herët”.
“Kur u godita, ende munda të shihja nga toka dhe ishte bukur që ai realizoi gol”, shtoi sulmuesi suedez.
Kombinimi mes Gyokeres dhe Isak ishte një nga temat më të përfolura përpara nisjes së Botërorit dhe në ndeshjen ndaj Tunizisë ata e arsyetuan plotësisht pritshmërinë, duke dhënë së bashku dy gola dhe tri asistime.
Sulmuesi gjithashtu i qetësoi tifozët për gjendjen e tij fizike, pasi gjatë takimit u përball me disa ndërhyrje të forta nga kundërshtarët.
“Ne e dimë që jemi një skuadër jashtëzakonisht e mirë. Ndoshta ndeshjet kualifikuese nuk e kanë treguar plotësisht këtë, por tani është bukur të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Kjo është kombëtarja e vërtetë”, deklaroi Gyokeres.
Fitorja e thellë ndaj Tunizisë e ka vendosur Suedinë në një pozicion shumë të favorshëm në Grupin F, përpara përballjeve më të vështira që e presin ndaj Holandës dhe Japonisë./


