Bukayo Saka ka shprehur padurimin e tij për të punuar me Thomas Tuchel, ndërsa Anglia bëhet gati për përballjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Kroacisë.
Për sulmuesin e krahut të Arsenalit, ky do të jetë turneu i tij i katërt i madh me Kombëtaren e Anglisë, por i pari nën drejtimin e teknikut gjerman, i cili mori në dorë “Tre Luanët” pas largimit të Gareth Southgate.
Duke folur para ndeshjes hapëse të turneut, Saka e vlerësoi lart Tuchel, duke e përshkruar si një trajner të klasit më të lartë.
“Mendoj se Thomas Tuchel është një trajner fantastik”, u shpreh ylli anglez.
23-vjeçari tregoi gjithashtu se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se lojtarët po e presin me padurim nisjen e Kupës së Botës.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Të gjithë lojtarët janë në humor të mirë dhe mezi presim ta fillojmë këtë ndeshje të parë”, shtoi Saka.
Anglia shihet si një prej ekipeve favorite për të ecur larg në turne, ndërsa përballja me Kroacinë pritet të jetë prova e parë serioze për skuadrën e Thomas Tuchel në rrugëtimin drejt suksesit në Kupën e Botës.


