ZYRTARE / Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Kilit

Lajme

Shqipëria e ka zyrtarizuar edhe një tjetër miqësore për muajin mars, ku do të përballet me Kilin.

Ky takim zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas në Itali.

Ky ballafaqim do të luhet më 22 mars në orën 20:45 dhe do të jetë i pari mes këtyre dy përfaqësueseve.

“Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe ka marrë pjesë në disa finale të Kampionatit Botëror të futbollit”, ka shkruar FSHF-ja të mërkurën.

Miqësoren e dytë të muajit mars, Shqipëria do ta luajë tri ditë më vonë në “Friends Arena” ndaj Suedisë, që luhet nga ora 19:00.

Miqësoret e muajit mars do të jenë përgatitje për Evropianin 2024 që organizohet në Gjermani.



sport,kombetarja e kilit,kombetarja shqiptare , kombetarja e kilit,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *