ZYRTARE/ Partizani ndan rrugët me trajnerin Shehi

Lajme

Partizani dhe trajneri Orges Shehi kanë ndarë përfundimisht rrugët. Ka qenë klubi kryeqytetas, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka shtrënguar duart me teknikun.

“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik” – shkruan klubi.

Shehi, drejtoi skuadrën në 27 ndeshje. Zhgënjimi ishte i madh së fundmi, sidomos pas eleminimit në Conference League nga gjeorgjianët e Iberia 1999.



sport,Orges Shehi,Partizani , Orges Shehi,Partizani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *