Të gjithë janë të fokusuar në ndeshjen e madhe mes Spanjës dhe Anglisë, ku një prej tyre do të shpallet fituese e Euro2024, të dielën, më 14 korrik ora 21:00.
Ky ka qenë një Evropian perfekt dhe për Spanjën, por tani kërkohet edhe “qershia mbi tortë”, trofeu.
Sakaq të gjitha mediat spanjolle ditën e sotme janë fokusuar në diçka tjetër: ditëlindjen e yllit 17-vjeçar, Lamine Yamal.
Ylli Barcelonës, Lamine Yamal mbushi këtë të shtunë 17 vjeç: “Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Sport në faqen e parë e parë, shoqëruar me foton që ka bërë xhiron këtë periudhë, Yamal në krahët e Leo Messit.
sport,17 vjec,lamine yamal,Spanja , 17 vjec,lamine yamal,Spanja