Carlo Ancelotti konfirmon lajmin e madh: Neymar kthehet për sfidën ndaj Skocisë

Lajme

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Kupën e Botës ndaj Skocisë, pasi ka kaluar problemet që e kishin lënë jashtë.

Pas triumfit të Brazilit përballë Haitit, tekniku italian dha lajmin që tifozët brazilianë e prisnin me shumë interes, duke konfirmuar rikthimin e yllit të ekipit.


“Po, Neymar do të jetë gati për ndeshjen kundër Skocisë”, u shpreh Ancelotti.

Sulmuesi brazilian kishte munguar në takimet e fundit për shkak të shqetësimeve fizike, por tashmë duket se e ka lënë plotësisht pas dëmtimin dhe është sërish në dispozicion të skuadrës.

Kthimi i Neymarit vjen në një çast shumë të rëndësishëm për Brazilin, që synon të sigurojë sa më shpejt kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Eksperienca dhe cilësia e 34-vjeçarit pritet t’i japin një shtysë të rëndësishme ekipit të Ancelottit, i cili po merr gjithnjë e më shumë ritëm në këtë edicion të Botërorit.

Me Brazilin që po i afrohet sigurimit të kualifikimit më tej, rikthimi i Neymarit i shton skuadrës edhe një armë të fortë në repartin ofensiv përpara përballjes së shumëpritur me Skocinë./

Promo