Premier League

Xhaka pritet të rikthehet për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Granit Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për Sunderlandin në dy takimet e ardhshme, në asnjë nga kompeticionet ku luan skuadra. Mesfushori dhe kapiteni do të mungojë në duelin e Ligës së Evropës kundër Jagiellonias dhe në sfidën e Premier League me Tottenhamin, bëri të ditur trajneri Regis Le Bris.…

Xhaka pritet të rikthehet për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Granit Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për Sunderlandin në dy takimet e ardhshme, në asnjë nga kompeticionet ku luan skuadra.

Mesfushori dhe kapiteni do të mungojë në duelin e Ligës së Evropës kundër Jagiellonias dhe në sfidën e Premier League me Tottenhamin, bëri të ditur trajneri Regis Le Bris.

Të enjten në mbrëmje, Sunderlandi do ta presë Jagiellonian, ndërsa të dielën do të luajë në shtëpi ndaj Tottenhamit në kampionatin anglez.

Le Bris vlerëson se Xhaka ka shumë gjasa të rikuperohet në kohë për përballjen me Liverpoolin, të cilën Sunderlandi do ta zhvillojë të mërkurën e ardhshme në transfertë.

Xhaka u dëmtua më 21 nëntor, në ndeshjen kundër Chelseat, dhe mungoi gjithashtu në takimin e fundjavës së kaluar me Aston Villan.