Walker për t’u marrë shembull, dëshiron ta mbyllë karrierën te skuadra e qytetit të lindjes

Lajme

Kyle Walker është prej vitesh një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Mbrojtësi anglez po vazhdon të luaj në nivele të larta pasi është titullar i rregullt te Manchester City, derisa ka folur për fundin e karrierës.

33-vjeçari është pyetur fillimisht për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ku nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Nëse vazhdojnë të marrin lojtarë që rrisin cilësinë e kampionatit atëherë pse jo? Por, unë jam në kampionatin më të fortë të botës, Premier League dhe dua të qëndroj ende për shumë kohë këtu”.

“Për transferimin në Arabi “kurrë mos thuaj kurrë”, të gjithë e dimë që paguajnë shifra të çmendura. Cristiano Ronaldo e hapi rrugën dhe tani duket normale për të luajtur atje”, tha Walker.

Megjithatë reprezentuesi anglez ka thënë se dëshira e tij është që karrierën ta përfundoj në klubin e qytetit ku u lind, Sheffield United.

Walker ka kaluar të gjitha kategoritë në Sheffield United derisa luajti në këtë skuadër deri në vitin 2010 kur pastaj u bashkua me Tottenham Hotspur.

“Por, përsa kohë këmbët dhe trupi im vijojnë në këtë ritëm, unë dua të luaj në nivel të lartë. Mua do të më pëlqente që karrierën ta mbyllja te Sheffield United. Do të doja të shkoja për t’iu përçuar eksperiencë më të rinjve”, u shpreh Walker. /Telegrafi/



sport,kyle walker,Premier League , kyle walker,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *