Vllaznia vijon me ritëm të lartë, shkodranët testohen ndaj FC Koper para përballjes vendimtare në Conference League

Vllaznia vijon me ritëm të lartë, shkodranët testohen ndaj FC Koper para përballjes vendimtare në Conference League

Lajme

Nga ora 18:00 e kësaj dite, Vllaznia do të luajë ndeshjen e saj të radhës miqësore kundër skuadrës sllovene FC Koper.

Sipas programit të përgatitjeve për sezonin e ri, të bërë publik pak ditë më parë nga vetë klubi shkodran, kuqeblutë do të zbresin sonte në fushë për një tjetër provë, ku sërish vëmendja do të jetë te paraqitja e futbollistëve në prag të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Conference League ndaj Malishevës.

Dy ditë më parë, ekipi i drejtuar nga Edi Martini triumfoi me rezultatin 6-3 ndaj kroatëve të NK Rudes, në një takim ku u dalluan afrimet Rrok Toma dhe Herald Marku, me këtë të fundit që u rikthye duke realizuar 2 gola.

https://www.facebook.com/vllazniaofficial/posts/pfbid0yn3GH6CecACG4CXVLEeDSexzm5xxkhL8uCHCr8xEqbSMFmm2NwFKhBoRcDRpGfX1l
https://www.facebook.com/vllazniaofficial/posts/pfbid0yn3GH6CecACG4CXVLEeDSexzm5xxkhL8uCHCr8xEqbSMFmm2NwFKhBoRcDRpGfX1l

Promo