Vinicius Junior emocionohet pas largimit të Neymarit: Ka qenë gjithmonë idhulli im

Vinicius Junior emocionohet pas largimit të Neymarit: Ka qenë gjithmonë idhulli im

Lajme

Vinicius Junior ka shprehur publikisht vlerësimin dhe mirënjohjen për Neymarin, pasi ikona braziliane bëri të ditur se po i jep fund aventurës së tij me kombëtaren, pas daljes së Brazilit nga Kupa e Botës 2026.

Vendimi i Neymarit erdhi pas disfatës 2-1 përballë Norvegjisë në fazën eliminatore të turneut, rezultat që vulosi edhe mbylljen e një periudhe të rëndësishme të tij me fanellën e “Seleçaos”.

Ylli i ri i Brazilit nuk i fshehu emocionet teksa foli për futbollistin që e konsideron model, duke nënvizuar se të luante përkrah tij në përfaqësuese ishte një nga dëshirat më të mëdha që i ishte bërë realitet në karrierë.

“Neymari është idhulli im. Gjithmonë kam ëndërruar të luaja me të. Mundësia për të qenë bashkë me të në kombëtare ishte një moment i paharrueshëm. I uroj suksese këtë sezon dhe në jetën e tij. Ai është kujdesur gjithmonë shumë për mua”, deklaroi Vinicius.

Sulmuesi brazilian u ndal edhe te zhgënjimi i madh pas eliminimit nga Botërori, ndërsa u kërkoi ndjesë tifozëve për paraqitjen dhe rezultatin.

“Është shumë e vështirë ta pranojmë eliminimin nga Kupa e Botës. E kam të vështirë të gjej fjalët, sidomos për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe sepse nuk arrita të jap më të mirën në një takim kaq të rëndësishëm. U kërkoj falje tifozëve tanë që besuan tek ne”.

Në përmbyllje, Vinicius theksoi se Brazili nuk do të ndalet dhe se skuadra synon të rikthehet sërish në elitën e futbollit botëror.

“Ne do të vazhdojmë përpara, nuk do të dorëzohemi. E dimë se duhet të punojmë shumë për ta rikthyer Brazilin në majat e futbollit botëror dhe ky është objektivi ynë më i madh”, përfundoi ylli brazilian.

Promo