Ditën e djeshme, është inauguruar statuja më e madhe në botë kushtuar Lionel Mesit, 26 metra e lartë dhe me një peshë prej 70 ton. Tifozët e tij u dyndën për ta parë në zemër të qytetit Cutral Có, në provincën Neuquén të Argjentinës, ku Mesi është me fanellën e Argjentinës, blu dhe të bardhë, i ulur në gjunjë dhe duke ngritur ngritur dorën e djathtë në shenjë festimi.
Ky monument për 38-vjeçarin, është zbuluar disa ditë pasi shënoi një tregolësh fantastik kundër Algjerisë në Kupën e Botës.


