VIDEO/ Ernest Muçi kualifikon Besiktasin në finale të Kupës së Turqisë

Lajme

Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

Pasi ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, ekipi që do të siguronte biletën për në finalen e madhe do të dihej vetëm pas ndeshjes së dytë.

Besiktasi arriti që të triumfoi para tifozëve të saj me rezultat minimal 1-0, falë një goli të bukur të shënuar nga sulmuesi shqiptar Ernest Muçi.

Po zhvillohej minuta e 70-të e ndeshjes kur mbrojtja kundërshtare bëri një gabim fatal dhe Muçi ishte aty duke e shfrytëzuar atë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke realizuar për rezultatin 1-0.

Deri në përfundim të takimit Besiktasi arriti ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe tashmë ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Turqisë, aty ku përballë do ta ketë fituesin e ndeshjes Karagumruk/Trabzonspor, ndeshje kjo e cila do të luhet nesër (e mërkurë).

Ky ishte goli i katërt për Muçin me fanellën e Besiktasit, ndërsa kujtojmë se ai u bë pjesë e gjigantit turk në shkurt të këtij viti për shumën e 10 milionë eurove nga Legia Varshava. /telegrafi/



sport,Besiktas,Ernest Muci , Besiktas,Ernest Muci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *