PSG vë në diskutim Khephren Thuram gjatë tratativave me Juventusin për Kolo Muani

PSG vë në diskutim Khephren Thuram gjatë tratativave me Juventusin për Kolo Muani

Lajme

Randal Kolo Muani synon një rikthim në Torino për t’i dhënë një impuls të ri karrierës së tij, ndërsa Juventusi ka intensifikuar kontaktet me Paris Saint-Germain për të finalizuar transferimin e sulmuesit francez.

Klubi bardhezi po punon që marrëveshja të mbyllet për rreth 35 milionë euro, por nga ana tjetër PSG-ja, sipas raportimeve, e çmon lojtarin afërsisht 40 milionë euro.

Në bisedimet mes dy klubeve është përmendur edhe Khephren Thuram. Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i kampionëve të Evropës, Luis Campos, e pëlqen prej kohësh mesfushorin francez.

Juventusi e vlerëson 25-vjeçarin në shifrën e rreth 40 milionë eurove, ndaj ai mund të përfshihet në negociata në rast se PSG vendos ta shtyjë më tej interesimin e saj.

Përfshirja e një futbollisti me karakteristikat e Thuram do t’i shtonte më shumë alternativa mesfushës së PSG-së dhe do ta ndihmonte ekipin francez të mbante epërsinë në të gjitha kompeticionet.

Tani mbetet për t’u parë nëse Thuram do të hyjë në një formulë të mundshme të marrëveshjes, apo nëse diskutimet do të përqendrohen vetëm te kalimi i Kolo Muanit te Juventusi.

Promo