Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha e ka nisur me gol edicionin e ri në elitën e futbollit kroat.
Hoxha shënoi golin e parë për Dinamon e Zagrebit në minutën e 13-të në ndeshjen kundër Istra. Një harkim nga e djathta nga Pjaca, me sulmuesin kuqezi që nuk e ka të vështirë të shënojë me kokë.
Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, që e nisi nga minuta e parë këtë sfidë të parë të kampionatit kroat, u zëvendësua në minutën e 68-të nga Lukas Kacavenda.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 5-0 për skuadrën e Dinamos së Zagrebit dhe golat e tjerë u shënuan nga Theophile-Catherine 19’, Kulenovic (28’ dhe 49’) dhe R. Pierre-Gabriel 79’.
sport,arber hoxha , arber hoxha