VIDEO / Anis Mehmetit i mjaftojnë 2 minuta për golin, festë me flamurin shqiptar në Angli

Lajme

Anis Mehmeti ka shënuar golin e tretë, në ndeshjen që Bristol City po fiton 4 me 0 përballë Blackburn. Luhet minuta e 85’ dhe gjithçka shihet e mbyllur. Sulmuesit shqiptar i mjaftuan 2 minuta në lojë, për të bërë protagonistin.

Ishte minuta e 73’, kur Mehmeti tregoi i vetëm aftësitë në zonë. 23-vjeçari u aktivizua në minutën e 71’. Ky është dhe goli i katërt për të në Championship.

Ra në sy se te festa e tifozëve të pranishëm, ishte dhe një flamur shqiptar. Sigurisht që nuk mund të mungonte mbështetja për Mehmetin në Angli.



sport,Anis Mehmeti,kombetarja shqiptare , Anis Mehmeti,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *