Spektakël, dramë dhe rikthime në rezultat, Barcelona del e buzëqeshur nga Parisi

Lajme

Barcelona ka shënuar fitore ndaj PSG-së në udhëtim me rezultat 3-2 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse PSG e kishte një dominim të vogël në pjesën e parë, katalanasit ishin ata që kishin më shumë raste të mira.

Robert Leëadoëski, Raphinha dhe Sergio Roberto rrezikuan në mesin e pjesës së parë.

Fal kësaj Barcelona kaloi në epërsi, në minutën e 37-të, kur Raphinha përfitoi nga një tollovi duke shënuar për 1-0.

Barcelona e mbylli në epërsi pjesën e parë, por fillimi i të dytës ishte i zjarrtë për PSG-në në “Parkun e Princave”.

Ousmane Dembele arriti të shënojë një gol të bukur nga brenda zonës në minutën e 48-të për 1-1.

Pas tre minutash, PSG luan bukur në hapësira të ngushta, ku Fabian Ruiz pason te Vitinha i cili shënoi për 2-1.

Por se kjo ndeshje do të ishte një dramë e vërtet, e regon edhe minuta e 62-të, kur një pasim maestral i Pedrit gjen Raphinhan i cili me një gjuajtje të bukur brenda zonës shënoi për 2-2.

PSG u lëshua për të gjetur golin e epërsisë sërish, por Barcelona ishte ajo që mori epërsinë.

Zhvillohej minuta e 77-të, kur Ilkay Gundogan asistoi te Andreas Christensen që shënoi për 3-2.

Deri në fund edhe pse u munduan francezët të shënonin nuk ja arritën, duke bërë që Barcelona të marr një rezultat të mirë nga udhëtimi në Paris. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,champions league,PSG , BARCELONA,champions league,PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *