UEFA publikon kalendarin, Elbasani hap i pari aventurën europiane për skuadrat e Superiores

UEFA publikon kalendarin, Elbasani hap i pari aventurën europiane për skuadrat e Superiores

Lajme

UEFA ka bërë publik programin e ndeshjeve të raundit të parë kualifikues, si për Champions League ashtu edhe për Conference League. Kështu, edhe skuadrat e Superiores tashmë e dinë datën dhe orarin e dueleve të tyre të para në Europë.

Elbasani do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të luajë, teksa më 7 korrik do të presë BATE Borisov. Kjo përballje do të nisë në orën 20:00.

Më 8 korrik do të vijë radha e Egnatias, që do të zhvillojë sfidën e parë të fazës së parë në Ligën e Kampionëve kundër Petrocub. Takimi, i planifikuar për t’u luajtur në “Stadionul Zimbru” të Chisinau, do të startojë në orën 19:00.

Ndërkohë, më 9 korrik, Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi” përballë Malishevës, me ndeshjen që është caktuar të nisë në orën 20:00. Po atë ditë, Dinamo do të zbresë në fushë për aktin e parë ndaj Astanës, duke e filluar sfidën në orën 21:00.

Promo