Shqipëria U-19 do të garojë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, në Ligën B, ku do të përballet me Qipron dhe Armeninë. Për këto dy takime, trajneri Fatjon Tafaj ka përzgjedhur 21 futbollistë.

Nëntë prej lojtarëve të thirrur aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa 12 të tjerë luajnë për klube dhe në kampionate jashtë vendit.
Takimi i parë i kuqezinjve në këtë fazë do të jetë kundër Qipros, më 11 nëntor, në orën 13:30. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”. Tri ditë më vonë, më 14 nëntor, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin impiant, Shqipëria U-19 do të përballet me Armeninë.
Lista e futbollistëve të grumbulluar:
Portierë: Raffaele Huli, Klevi Hasaj, Simon Lleshi
Mbrojtës: Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Lucas Cekrezi, Stiven Nikolli, Afrim Gashi, Endrit Asani
Mesfushorë: Andreas Llana, Armend Muslika, Serxho Vogli, Klevi Ajazi, Oliver Blini, Flavio Shkembi
Sulmues: Grei Kuqi, Elson Himallari, Francesco Matjani, Gabriel Kulla, Alen Vukaj
