Tuchel shpreh zhgënjimin ndaj fotografëve që ia penguan pamjen gjatë himnit: Më prishi disi momentin

Lajme

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka shprehur pakënaqësinë pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026, duke kritikuar vendosjen e fotografëve para nisjes së takimit.

Trajneri gjerman tha se nuk arriti ta përjetonte siç duhet momentin e intonimit të himnit kombëtar, pasi pamja iu bllokua nga dhjetëra fotografë të pozicionuar pranë vijës së fushës.


“Po i kërkoj FIFA-s ta ndryshojë pozicionimin e fotografëve, sepse nuk munda ta shihja ekipin tim gjatë himnit kombëtar dhe mezi po e prisja atë moment”.

“Ishte një moment shumë, shumë i veçantë, ndërsa unë po qëndroja përballë pesëdhjetë fotografëve. Kjo ma prishi disi përjetimin sot”, deklaroi Tuchel.

Trajneri 52-vjeçar po e përjeton për herë të parë një Kupë Bote në rolin e përzgjedhësit.

Ai e mori drejtimin e Anglisë në janar të vitit 2025.

Promo