Shqipëria është në përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së dytë në Grupin B, ajo që do të luhet në Volksparakstadion, të Hamburugut, ditën e mërkurë.
Sylvinho e ka të gjithë grupin në dispozicion për këtë sfidë, me kuq e zinj-të, që kryen stërvitjen e plotë në grup, të hënën.
Faqja zyrtare e Uefa-s, ka publikuar edhe formacionet e mundshme për këtë sfidë, ku bie në sy se tek formacioni i kombëtares tonë ka 3 ndryshime, krahasuar me sfidën e Dortmundit, atë përballë Italisë.
Kështu, Balliu, Ismajli dhe Arbër Hoxha, sipas faqes zyrtare të Uefa-s pritet ta nisin nga minuta e parë takimin, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja
Ndërkohë formacioni i mundshëm i kroatëve pritet të jetë ky:
Formacioni i mundshëm i Kroacisë: Livaković; Stanišić, Šutalo, Gvardiol, Sosa; Modrić, Sučić, Kovačić; Majer, Budimir, Kramarić
lajme,sport,3 ndryshime,Formacioni,Kroaci-Shqipëri,neshja,uefa , 3 ndryshime,Formacioni,Kroaci-Shqipëri,neshja,uefa