Paris 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë të bronzit me mundësin, Islam Dudaev

Lajme

PARIS– Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev i ka sjellë Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë.

Mundësi fitoi medaljen e bronztë kundër hungarezit Muszukajev me rezultatin 13-12, në kategorinë 65 kilogramë stil i lirë.

29-vjeçari një ditë më para u eliminua në çerekfinale, por për shkak se kundërshtari shkoi deri në finale u rikualifikua dhe sot kishte dy ndeshje për medaljen e bronztë. Fillimisht përballja kundër amerikanit u anulua pasi kundërshtari ishte mbi peshë, ndërsa në ndeshjen e medaljes Dudaev arriti të fitonte 13-12 kundër hungarezit.

Një ditë më parë Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë.

lajm ne perditesim….



sport ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *