Premier League

Trajneri që i mori Shqipërisë “top talentin”, favorit për të zëvendësuar Michael Carrick

Mauricio Pochettino konsiderohet kandidati kryesor për stolin e Manchester Unitedit, sipas mediumit anglez “The Standard”. Ndërkohë, pozita e Michael Carrick në “Old Trafford” mbetet e paqartë. Pas humbjes ndaj Chelseat fundjavën e kaluar, Carrick iu la një afat prej dy ndeshjesh për të…

Trajneri që i mori Shqipërisë “top talentin”, favorit për të zëvendësuar Michael Carrick

Mauricio Pochettino konsiderohet kandidati kryesor për stolin e Manchester Unitedit, sipas mediumit anglez “The Standard”. Ndërkohë, pozita e Michael Carrick në “Old Trafford” mbetet e paqartë.

Pas humbjes ndaj Chelseat fundjavën e kaluar, Carrick iu la një afat prej dy ndeshjesh për të përmirësuar rezultatet. Në këtë periudhë, skuadra e tij fitoi ndaj Romës dhe barazoi 4-4 në një ndeshje spektakolare kundër Aston Villas.

Këto rezultate nuk ia kanë ulur presionin ish-mesfushorit, pasi Manchester Unitedi vazhdon të jetë në zonën e rënies nga Liga Premier.

Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann mbeten në garë për detyrën e trajnerit. Listës i është shtuar edhe Pochettino, i cili, sipas raportimeve, shihet si favoriti kryesor.

Argjentinasi nënshkroi së fundmi një kontratë të re si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por raportohet se do të ishte i hapur për t’u kthyer në Ligën Premier.

Pochettino e njeh futbollin anglez nga periudha kur drejtoi Tottenhamin, skuadër të cilën e çoi në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Rezultatet e ardhshme pritet të përcaktojnë të ardhmen e Carrick, ndërsa drejtuesit e Manchester Unitedit po vlerësojnë alternativat për një trajner të ri.