Premier League

Sunderland mposht Chelsean dhe siguron tri pikë me peshë

Sunderland triumfoi 1-0 ndaj Chelseat në javën e 10-të të Ligës Premier, duke marrë një rezultat të rëndësishëm që e shkëput nga fundi i renditjes. Ndeshja u hap me një minutë heshtje, ndërsa vendasit u përballën me një problem të hershëm. Granit Xhaka u dëmtua dhe u zëvendësua nga Jules Ahoka që…

Sunderland mposht Chelsean dhe siguron tri pikë me peshë

Sunderland triumfoi 1-0 ndaj Chelseat në javën e 10-të të Ligës Premier, duke marrë një rezultat të rëndësishëm që e shkëput nga fundi i renditjes.

Ndeshja u hap me një minutë heshtje, ndërsa vendasit u përballën me një problem të hershëm. Granit Xhaka u dëmtua dhe u zëvendësua nga Jules Ahoka që në minutën e katërt.

Sunderland rrezikoi për herë të parë seriozisht në minutën e 15-të, kur Brian Brobbey e dërgoi goditjen jashtë kuadratit. Presioni i ekipit vendas vazhdoi dhe në minutën e 35-të, pas ndërhyrjes së VAR-it, u akordua një penallti.

Enzo Le Fee mori përsipër ekzekutimin dhe dy minuta më pas e vendosi topin në këndin e poshtëm të majtë, duke i dhënë Sunderlandit epërsinë 1-0.

Chelsea u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës pas pushimit, madje bëri edhe disa zëvendësime, por nuk arriti të shënonte. Sunderland u organizua mirë në mbrojtje dhe e ruajti avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.

Gjatë kohës shtesë u ndëshkuan disa lojtarë me kartonë të verdhë, por shifrat mbetën të pandryshuara.

Fitorja i siguron Sunderlandit tri pikë të vlefshme dhe e largon nga fundi i tabelës. Chelsea, nga ana tjetër, mbetet në vendin e pestë me 16 pikë.