Tottenhami është duke punuar për të siguruar transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo, pasi trajneri Roberto De Zerbi e ka përcaktuar holandezin si një prej objektivave kryesorë për merkaton e verës.
Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, klubi nga Londra është i përgatitur t’i bëjë Liverpoolit një ofertë të konsiderueshme, ndërsa lojtarit i është propozuar një kontratë që zgjat deri në vitin 2031, si edhe një rol i rëndësishëm në projektin e ri të trajnerit italian.
Gakpo është pjesë e Liverpoolit që prej janarit të vitit 2023, kur u transferua nga PSV Eindhoven për afro 42 milionë euro. Marrëveshja e tij aktuale me klubin e Anfieldit përfundon në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg përllogaritet në rreth 60 milionë euro.
Gjatë sezonit të kaluar, 27-vjeçari shënoi nëntë gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 52 paraqitje me fanellën e Liverpoolit.
Aktualisht, Gakpo është i grumbulluar me Kombëtaren e Holandës në Kupën e Botës 2026, ku e ka nisur turneun në mënyrë mbresëlënëse me dy gola dhe një asistim në dy ndeshje.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Liverpooli do të jetë i gatshëm të shqyrtojë ofertat për sulmuesin holandez, i cili po zgjon interesim serioz nga Tottenhami i Roberto De Zerbit./


