Tirana zyrtarizon Joseph Colley, firmë 2-vjeçare me ish-mbrojtësin e akademisë së Chelsea-t

Tirana zyrtarizon Joseph Colley, firmë 2-vjeçare me ish-mbrojtësin e akademisë së Chelsea-t

Lajme

Tirana ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke afruar Joseph Colley. Mbrojtësi 27-vjeçar i bashkohet “bardhebluve” në Superiore, pasi i dha fund eksperiencës së tij te Wisla Krakow në Poloni.

https://www.instagram.com/reel/DagGnr1qcWE

Futbollisti nga Gambia ka nënshkruar me klubin kryeqytetas një marrëveshje 2-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me Tiranën deri në verën e vitit 2028. Për kartonin e tij, bardheblutë nuk kanë paguar asnjë shumë, duke qenë se Colley ishte lojtar i lirë.

Sa i përket karrierës së tij, 27-vjeçari e ka nisur në Suedi me IF Bromma. Më pas ai ka qenë pjesë edhe e akademisë së Chelsea-t, ndërsa në vijim është aktivizuar gjithashtu me Chievo Verona dhe Sirius.

https://www.instagram.com/reel/DagGnr1qcWE

Promo