Gjilani njoftoi vetëm pak orë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, se bashkëpunimi me mesfushorin defensiv Shqiprim Taipi ka përfunduar.
Pasi mbylli aventurën me skuadrën e kuqe të Superligës së Kosovës, “shkatërruesi” tashmë po kërkon destinacionin e tij të radhës.
Raportimet nga Kosova bëjnë me dije se Tirana ka shfaqur interes për Taipin dhe mes dy palëve kanë nisur bisedimet.
Për 29-vjeçarin ka vëmendje edhe nga klube të tjera në Kosovë, por deri në këto momente pista më konkrete duket se është ajo e “rekordmenëve” të Shqipërisë, Tirana.


