Tifozët përplasen me policinë pas ndeshjes Kastrioti–Elbasani, arrestohet 30-vjeçari

Lajme

Pas ndeshjes Kastrioti – Elbasani të luajtur ditën e sotme në stadiumin “Redi Maloku” në Krujë një incident ka ndodhur mes tifozëve dhe policisë.

Policia njofton se pas përfunditmit të ndeshjes me rezultatin 2-2, fillimisht një tifoz ka gjuajtur me një bidon plastik një nga policët të cilët ndodheshin në ambientet e jashtme të stadiumit.

Pas këtij incidenti, punonjësi i policisë i ka bërë thirrje të ndalojë veprimin e tij shtetasit A.B., 30 vjeç, por në këto momente është hasur me zemërimin dhe një reagim nga i gjithë grupi i tifozëve.

Jo vetëm kaq, por në momentin që efektivi i policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur rezistencë nga 30-vjeçari dhe nga tifozët e tjerë. Pas këtyre momenteve, është dashur ndërhyrja e policëve të tjerë ku dhe kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit në Komisariatin e Krujës.

Policia:
Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



sport,Elbasani,Kastrioti,Superiore , Elbasani,Kastrioti,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *