Thierry Henry për Cristiano Ronaldon: Kupën e Botës nuk e ka fituar, por trashëgimia e tij mbetet e pacenuar

Thierry Henry për Cristiano Ronaldon: Kupën e Botës nuk e ka fituar, por trashëgimia e tij mbetet e pacenuar

Lajme

Thierry Henry, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe i përfaqësueses së Francës, ka folur me vlerësim të madh për Cristiano Ronaldon, duke nënvizuar se mungesa e një Kupe Bote në karrierën e portugezit nuk ia cenon aspak vendin në historinë e futbollit.

Portugalia, me Ronaldon pjesë të skuadrës, u ndal në Kupën e Botës 2026 pas humbjes 1-0 përballë Spanjës. Menjëherë pas kësaj sfide, sulmuesi legjendar bëri të ditur se ai Botëror ishte i fundit për të, duke mbyllur kështu një etapë të gjatë me kombëtaren në këtë turne.

“Shumë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar Kupën e Botës, por kjo nuk e përcakton trashëgiminë e tyre. Trashëgimia e tij është e paprekshme”.

Henry shprehu edhe urimet e tij për Ronaldon, duke thënë: “I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që ta arrijë shifrën e 1 mijë golave. Ai ka frymëzuar shumë breza, veçanërisht fëmijët, përmes mënyrës se si jeton, merr frymë dhe e mendon futbollin”.

Më tej, ai vuri në dukje përkushtimin fizik të portugezit, duke shtuar: “Shikojeni trupin e tij, ai është një shembull për të gjithë. Prandaj, njeri i madh, të uroj gjithë të mirat në çfarëdo që vendos të bësh”, përfundoi Henry.

Nga ana tjetër, Ronaldo nuk ka shpallur ende tërheqjen nga Portugalia, duke mbajtur të hapur mundësinë që të jetë pjesë edhe e “Euro 2028”.//

Promo