Sunderland vendos çmim mbi 30 milionë euro për Granit Xhakën, media britanike tregon arsyen e bllokimit të transferimit

Sunderland vendos çmim mbi 30 milionë euro për Granit Xhakën, media britanike tregon arsyen e bllokimit të transferimit

Lajme

Sunderland po kërkon më shumë se 30 milionë euro për Granit Xhakën, pasi klubi është i irrituar nga fakti që Chelsea paraqiti një ofertë zyrtare për mesfushorin shqiptar.

Mesfushori konsiderohet objektivi kryesor i Xabi Alonsos, ndërsa vetë lojtari tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët në aspektin personal me skuadrën londineze.

Pavarësisht kësaj, oferta e parë e Chelseas në vlerën e 8 milionë eurove është hedhur poshtë nga Sunderland. Sipas “talkSport”, marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë në nivel të mirë dhe për këtë arsye transferimi rrezikon të mos përfundojë.

“Sunderlandi po kërkon një çmim që e tejkalon vlerën e 30 milionë eurove për të konsideruar shitjen e Xhakës”.

“Sunderland është i zemëruar sepse i kan thënë Chelseas që nuk është në shitje, por sërish Chelsea u rikthye me një ofertë prej 8 milionë eurove”.

Në këto rrethana, Sunderland po pengon për momentin largimin e Xhakës, duke e vlerësuar atë si një element të padiskutueshëm të formacionit titullar edhe për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, thuhet se Xhaka i ka kërkuar klubit ta lejojë të largohet sa më shpejt, pasi synon një projekt më serioz dhe dëshiron të luftojë për trofe në vitet që i kanë mbetur.

Promo