Boksieri shqiptar Nelson Hysa u dorëzua pas vetëm 2 raundesh në përballjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin e Dyseldorfit kundër boksierit kurdo-gjerman Agit Kabayel. Shkak u bë një dëmtim në krahun e majtë.
Dueli ishte i vlefshëm për titullin kampion bote në peshat e rënda, WBC. Pas ndeshjes, ndërsa ndodhej pranë ekipit të tij, Hysa e përshkroi përballjen si të lehtë. Ai tha se Kabayel nuk po arrinte ta godiste dhe se nuk kishte grushte, duke këmbëngulur se kundërshtarit i ishin lodhur sytë.
Kjo humbje i dha fund rekordit të pamposhtur 25–0 të Hysës.
