Stuhia në Florida vë në pikëpyetje një tjetër ndeshje të Kupës së Botës

Stuhia në Florida vë në pikëpyetje një tjetër ndeshje të Kupës së Botës

Lajme

Ndeshja e Grupit C në Kupën e Botës 2026 mes Skocisë dhe Brazilit, që është parashikuar të luhet në Miami, po rrezikohet nga moti i keq që ka përfshirë Floridën.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se një stuhi e fortë pritet të godasë zonën e Miamit pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes, çka shton gjasat për vonesa ose edhe pezullim të saj.

Autoritetet në SHBA ndjekin një protokoll të rreptë sigurie në rastet kur ka rrezik nga rrufetë. Nëse regjistrohet një goditje rrufeje brenda një distance prej 13 kilometrash nga stadiumi, ndeshja ndërpritet automatikisht për të paktën 30 minuta.

Rifillimi i takimit lejohet vetëm nëse gjatë kësaj kohe nuk konstatohet më aktivitet elektrik në zonë. Nëse ka goditje të reja, atëherë periudha e pritjes zgjatet.

Deri tani, e vetmja ndeshje e prekur nga kushtet atmosferike ka qenë ajo mes Francës dhe Irakut në Filadelfia, e cila u ndërpre për dy orë e dhjetë minuta.

Tashmë shqetësimi është zhvendosur në Florida, ku autoritetet kanë dalë me një paralajmërim zyrtar për stuhi.

Përballja mes Skocisë dhe Brazilit është caktuar të nisë në orën 18:00 sipas kohës lokale në stadiumin Hard Rock, por nëse moti përkeqësohet, nisja mund të shtyhet ose ndeshja mund të ndërpritet pasi të ketë filluar.

Promo