Startojnë sot kualifikueset e Champions League, Drita luan në fushë të vështirë ndaj Kauno Zalgiris, ndërsa Vardari përballet në letër me një rival më të kalueshëm

Startojnë sot kualifikueset e Champions League, Drita luan në fushë të vështirë ndaj Kauno Zalgiris, ndërsa Vardari përballet në letër me një rival më të kalueshëm

Lajme

Ditën e sotme ngrihet sipari i ndeshjeve të para të kualifikueseve të UEFA Champions League, me plot 10 përballje që janë programuar të zhvillohen.

Në orën 18:00, Drita, kampionia e Kosovës, do të zbresë në fushë përballë skuadrës lituaneze Kauno Zalgiris në një transfertë të konsideruar “delikate”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Darius and Girenas”.

Më pas, në 19:00, Vardar, që mban titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, do të presë në shtëpi finlandezët e KuPS-it. Ky duel është planifikuar të zhvillohet në stadiumi “National Arena Toshe Proeski”.

NDESHJET E TJERA:

Ararat – Riga FC

Lincoln Red Imps – Inter Escalades

Sabah Baku – TNS

Floriana – Shamrock Rovers

Borac Banja Luka – Levski Sofia

Tre Fiori – Larne

Klaksvik – Bissen

Vikingur – Gyor

Promo